Dhunuan me sende të forta 37-vjeçarin, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Dhunuan me sende të forta 37-vjeçarin, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. I riu në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në 19.8.2025. Ndërkohë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.