Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Ekzekutohet me armë brenda makinës shqiptari në Kanada
Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Toronto, Kanada. Sipas policisë, viktimë është Paulin Harusha, i cili u qëllua me armë në afërsi të një qendre tregtare. Harusha u gjet i pajetë brenda një automjeti, sipas një deklarate nga policia. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës. Policia thotë se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se të mbërrinin oficerët. Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose i Shërbimit Policor të Torontos tha se motivi është ende i panjohur. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa policia i kërkon qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë me autoritetet./vizionplus.tv