Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët

Fermerë e bujqë investonin lekët në lokalin e tij! ‘Profesori’ kalon ‘topin’: Jam i mashtruar, se di çfarë bënin kamarierët

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qindra qytetarë në Lushnjë e Divjakë ranë pre e mashtrimit të platformave piramidale online, duke humbur mijëra euro me shpresën e një investimi të përjetshëm. ZËRI mësoi se skema është aq masive në Lushnje, ku ishte hapur edhe një lokal që mban si logo emrin e lojës dhe afrohen fermerët për të bërë blerjet në skemën piramidale. Të paktën 900 qytetarë që kanë rënë pre e mashtrimit në Lushnje, Divjake, e Fier. Në dosjen hetimore siguruar nga redaksia, bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, figuron në pronësi të 38-vjeçarit Arbër Çela, i njohur si 'Profesori', i arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në lidhje me firmat piramidale online TXEX dhe XEUX. Lokali i tij ishte kthyer në bazën e mashtrimit ku familjarë e fermerë, investonin shumat e majme të joshur nga...