Veliaj para GJKKO! ‘Fati’ i kryebashkiakut vendoset më 29 shtator

Veliaj para GJKKO! ‘Fati’ i kryebashkiakut vendoset më 29 shtator

Erion Veliaj TIRANË-Më 29 shtator do të zhvillohet seanca paraprake në GJKKO për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Etleva Deda do të jetë gjyqtarja që do të vendosë mbi dosjen dhe akuzat që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, si dhe personave të tjerë të përfshirë. Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Në njoftimin e SPAK thuhet se çifti kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Mbi Veliajn...