Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Caktohet data mbi seancën paraprake për Erion Veliajn
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të përballet për herë të parë si i pandehur me Gjykatën e Posaçme më 29 shtator. Gjyqtarja Etleva Deda ka caktuar orën 12:00 të kësaj date për nisjen e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë. Erion Veliajt akuzohet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”. Erion Veliaj që prej 10 shkurtit ndodhet në qeli. Në hetim nga SPAK është edhe bashkëshortja eti, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë.