Ristrukturimi i komisioneve, Bardhi: Shkelje, Kuvendi po diktohet nga ekzekutivi

Ristrukturimi i komisioneve, Bardhi: Shkelje, Kuvendi po diktohet nga ekzekutivi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha sot se mbledhja e Kuvendit është bërë në shkelje flagrante të rregullores. Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi tha gjatë fjalës së tij në seancën plenare se “të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si Kryetar i Kuvendit në shkelje të rregullores së Kuvendit do të duhet t’ju turpërojë, sepse jeni detyruar për të respektuar Kushtetutën dhe rregulloren”. Sa i përket propozimit të Partisë Socialiste për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare, Bardhi tha se nuk është ky shqetësimi kryesor që ka Kuvendi i Shqipërisë, por fakti që deputetët e mazhorancës janë kthyer në noterë të qeverisë. Sipas Bardhit, ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregulloren e Kuvendit diktohen nga...