Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Jeni kthyer në noterë të qeverisë”, Bardhi akuza deputetëve socialistë: T’ju vijë turp
gazment bardhi ne kuvend TIRANË- Seanca e sotme e Kuvendit, e cila u ndërpre deri në orën 12 e 30, u shoqërua me debate, edhe pse në sallë mungonte kryeministri Edi Rama. Opozita ka kundërshtuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit, si dhe komisioneve parlamentare, duke e cilësuar këtë një tentativë të mazhorancës për kapjen e të gjithë sektorëve. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë. Bardhi u shpreh se në Kuvend po votohen ligje klienteliste dhe të propozuara nga oligarkët. Kreu i Grupit të PD-së theksoi se “ky është shqetësimi që ka Kuvendi, keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi...