Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Chaplin: Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shoh duke qarë…
Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin atë. Charlie Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës dhe pas alkoolit, ndërsa nënën e kishte këngëtare. Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charlie. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charlie dhe vëllain e tij Sidney, katërvjeçar. Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruan me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç, ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928. Ndonëse...