Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi i ri, 7 ish-ministra do të drejtojnë komisionet e PS, Peleshi mbledh krerët e grupeve, PD del kundër…
Rigels Seliman Në nisje të legjislaturës së re, socialistët që do të dominojnë Parlamentin me 83 mandate, janë të parët që zyrtarizuan emrat e kryetarëve për 7 komisionet parlamentare që do të drejtohen prej tyre. Drejtimin e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama ia ka besuar figurave me peshë. Të gjithë ish-ministra në qeveritë e tij të mëparshme. Kryesocialisti Rama shkoi personalisht të mbikëqyrte ndarjen e punëve në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u drejtua nga Taulant Balla. Në krye të Ligjeve, një prej komisioneve më të rëndësishëm dhe me volumin më të madh të punës, do të rikthehet ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilit Rama ia delegoi punën që në Asamblenë e Partisë Socialiste. Komisionin e Ekonomisë ia...