Skandal në restorant në Kinë, adoleshentët urinojnë në ushqim dhe e publikojnë në rrjetet sociale, gjobiten 260,000 euro

Skandal në restorant në Kinë, adoleshentët urinojnë në ushqim dhe e publikojnë në rrjetet sociale, gjobiten 260,000 euro

Dy adoleshentë 17-vjeçarë në Kinë janë dënuar nga një gjykatë në Shangai me një gjobë prej 2.2 milionë juanësh (rreth 260 mijë euro) pasi urinuan në një tenxhere me lëng supë në një restorant të njohur hotpot dhe publikuan videon në internet. Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti, në një degë të zinxhirit të restoranteve Haidilao, dhe shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Edhe pse nuk pati prova se klientët konsumuan supën e ndotur, kompania ofroi kompensim për mbi 4,000 klientë që vizituan restorantin në ditët pas incidentit, duke u kthyer pagesën dhe dhënë dëmshpërblim dhjetëfish të vlerës së faturës. Në fillim, Haidilao kërkoi mbi 23 milionë juanë si dëmshpërblim, por gjykata përcaktoi një shumë më të ulët, duke argumentuar...