Kryeministri Rama në Bruksel: Kanë mbetur edhe 5 grupkapituj për t’u çelur. Kos: Do t’i hapim brenda vitit

Kryeministri Rama në Bruksel: Kanë mbetur edhe 5 grupkapituj për t’u çelur. Kos: Do t’i hapim brenda vitit

Shqipëria ka hapur sot edhe 4 grupkapituj për negociatat me Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel, ku  u prit nga Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin. Rama u shpreh se kanë ngelur për t’u hapur edhe 5 grupkapituj, ndërsa Kos tha se do të mbyllen brenda vitit. Pjesë nga biseda: Kos: I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Tani sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën. Rama: Kanë mbetur dhe pesë të tjera për t’u hapur. Kos: Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. E mbështes...