Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar
Eksperti italian në teknologji dhe komunikim, Marco Camisani Calzolari, ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka emëruar një ministër të ndihmuar nga inteligjenca artificiale për të menaxhuar tenderët publikë. Sipas tij, kjo nuk është inovacion, por një alibi për të qeverisur pa marrë përgjegjësi. Në një postim të bërë në Instagram, eksperti italian Marco Camisani Calzolari, e cilëson krijimin e ‘Diellës’, një ide ‘të çmendur’ dhe ‘të rrezikshme për demokracinë’. “Shqipëria ka emëruar një ministër të krijuar me inteligjencë artificiale, që duhet të merret me menaxhimin e tenderëve publikë. Ideja bën lajm, por është një çmenduri. Një ministër i bërë nga algoritmet nuk mund të marrë përgjegjësi dhe nuk mund t’i përgjigjet qytetarëve”, shprehet Calzolari. Ai shpreh shqetësimin se një sistem i tillë e zhvendos...