Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Historike! Sot konferenca e 6-të ndërqeveritare Shqipëri-BE! Hapen 4 kapituj, Rama: Ritëm rekord
Edi Rama BRUKSEL-Shqipëria zhvillon sot Konferencën e Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Danimarkës për Çështjet Evropane, Marie Bjerre do të drejtojnë takimin. Sot hapen katër kapituj të rinj të negociatave që janë Politika dhe Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi me Ndryshimet Klimatike. Komisionerja Marta Kos i tregoi kryeministrit Edi Rama “murin e zgjerimit” në BE ku Shqipëria duket qartë se ka hapur pjesën më të madhe të kapitujve bashkë me ato të sotmet. Në pamjet e publikuara Kos shihet teksa heq piketat e kuqe në vendin tonë për grup-kapitujt e gjashtë. Ndërkohë që më pas, Rama merr piketat e verdha, të cilat simbolizojnë se ky grup-kapitulli është tashmë i hapur. Gjatë fjalës së saj, pas përfundimit të takimit, Kos theksoi...