Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ngacmonte seksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin
                            Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq një mësues arti pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij.  Ngjarja ka ndodhur një vit parë, ndërsa denoncimi është bërë nga prindërit e vajzave të mitura.  Sipas njoftimit mësuesi u dërgonte vajzave mesazhe në aplikacionin WhatsApp mesazhe me përmbajtje seksuale.   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.D. i akuzuar për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ ndaj të miturve, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.  Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1449/2024, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit WhatsApp.  Vajzat kanë deklaruar...