Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekspozita e konkursit fotografik “Mbro & Promovo” në edicionin e pestë
Ekspozita e konkursit fotografik “Mbro & Promovo” synon të nxisë artistët e rinj dhe profesionistët të shprehin përmes fotografisë perceptimin e tyre mbi trashëgiminë kulturore shqiptare. Ky konkurs fton të pasionuait e fotografisë të sjellin në vëmendje jo vetëm bukuritë e trashëgimisë sonë, por edhe sfidat që lidhen me identitetin kulturor, duke kontribuar kështu në mbrojtjen dhe promovimin e tij. Në Qendrën e Artit “Agimi” ekspozita e pestë e konkursit fotografik “Mbro & Promovo”, një nismë e shoqatës “Argjiro” u çel të premten më 12 shtator. Konkursi u lançua në kuadër të muajit të frankofonisë, ku morën pjesë shumë të rinj të rrjetit frankofon në Shqipëri. Një falënderim u drejtua për partnerët e këtij edicioni: Ambassade de France en Albanie- Ambasada e Francës në Shqipëri...