Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Ofensiva/ Tanket e ushtrisë izraelite hyjnë në qytetin e Gazës
                            Mediet në Rripin e Gazës raportojnë se tanke izraelite kanë hyrë në rrugën Al-Jalaa, në zemër të Qytetit të Gazës. Njëkohësisht, janë raportuar sulme me dronë dhe helikopterë Apache. Aviacioni izraelit po godet Qytetin e Gazës, kryesisht në pjesën veriperëndimore, bëri të ditur  për median izraelite, Channel 12. Një burim i lartë i sigurisë që foli për median izraelite shpjegoi se sulmet kanë qenë “të dendura dhe të rëndësishme”. Edhe banorët raportojnë se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në qendër. Mediat palestineze raportojnë se ushtria izraelite po godet aktualisht Qytetin e Gazës me avionë luftarakë, artileri dhe dronë. Sipas raportimeve, sulmet po shkaktojnë shpërthime masive që mund të dëgjohen nga larg, shkruan La Repubblica.