Prodhuesi shtetëror i pasaportave fitoi 16 mln euro në 2024-n, normë 44%

Prodhuesi shtetëror i pasaportave fitoi 16 mln euro në 2024-n, normë 44%

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti dhe pasaportave, IdentiTek, e cila ka vijuar aktivitetin e koncesionarit “Aleat”, ka raportuar të ardhura prej gati 3.7 miliardë lekësh në vitin 2024, sipas pasqyrave financiare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kompania kishte aktivitet vetëm në gjysmën e dytë të vitit, të ardhurat janë dyfishuar.Shoqëria, ashtu si pasardhësi i saj, “Aleat” ka vijuar “traditën” e normave të larta të fitimit dhe një aktivitet që e ka kthimin e garantuar. Fitimi para taksave ishte 1.63 miliardë lekë, ose rreth 16 milionë euro. Norma e fitimit ishte 44%, shumë më e lartë sesa mesatarja e ekonomisë, që nuk i kalon 10%, sipas të dhënave të tjera...