Situata në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë: Kërkojmë nga SPAK hetim të plotë

Situata në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, reagon Dhoma Vendore e Avokatisë: Kërkojmë nga SPAK hetim të plotë

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka publikuar një deklaratë, duke denoncuar keqmenaxhimin dhe abuzimet sistematike në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë. Avokatët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, nisjen e hetimeve penale dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Prokurorinë e Vlorës dhe SPAK. Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë: Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore VlorëDrejtuar: 1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë.2. Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.3. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Duke u mbështetur në: – Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;– Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili...