Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Investim një herë, perfitime të përjetshme”/ Detaje nga mashtrimi me XUEX, si u joshën qytetarët nga posterat dhe “profersori”?
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me skemën e mashtrimit online të goditur nga policia e Fierit që funksiononte si një firmë piramidale, ku u vunë në pranga 6 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Referuar dosjes hetimore, mësohet se një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, në rrugën "Shëtitorja e Palmave". Në hyrje të këtij subjekti në pjesën e vitrinës së xhamit ishin të ngjitura dy postera, të cilët reklamonin platformën "Xuex". Në njërën reklamë eshte postuar "EG Group Investment XUEX "Investim një here = Përfitime të Perjetshme". Po ashtu edhe tek reklama tjetër shkruhej "EG Group Investment XUEX. "Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime". Në ambjentin e përshkruar sipas të dhënave bëhen investime...