Mandatimi i Ana Dajkos, Lapaj zbulon prapaskenat: S’e lëshon karrigen për të mos bërë deputet Shabanin

Mandatimi i Ana Dajkos, Lapaj zbulon prapaskenat: S’e lëshon karrigen për të mos bërë deputet Shabanin

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në një emision televiziv foli për deputeten e vetme të ish-koalicionit, Ana Dajko, e cila foli dy ditë më parë pas seancës hapëse të Kuvendit, ku tha se donte të ishte aty. Lapaj u shpreh se Dajko e mban atë mandat në mënyrë që ai të mos shkojë te Endri Shabani, të cilin ai e cilësoi tradhëtar. “Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi që të detyronte një lëvizje që mori 64 mijë vota që të mos përfaqësonte qytetarët? U përdor standard tjetër për PSD-në? Për ne u përdor standard tjetër? Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën?...