Dy autovetura përplasen në rrugën Fier-Patos, një prej tyre përfundon në kanal

Dy autovetura përplasen në rrugën Fier-Patos, një prej tyre përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz” në Fier. Dy automjete, një tip Renault dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke çuar në daljen nga rruga të automjetit të tipit Renault, i cili ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas informacioneve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit Renault ka shpëtuar mrekullisht dhe nuk ka pësuar lëndime të rënda. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale që ka shkaktuar aksidenti, situata nuk ka shkaktuar viktima ose lëndime të mëdha. Për nxjerrjen e mjetit të dalë nga rruga dhe për të siguruar që vendi të ishte i sigurt për kalimtarët dhe automjetet e tjera, ka shkuar në ndihmë një mjet zjarrfikës. Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje dhe...