Aksident në aksin Fier-Patos, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në aksin Fier-Patos, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos , në vendin e quajtur “ Portëz” në Fier. Një automjet tip”Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “ Golf”, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor të saj. Sipas burimeve nga vendngjarja fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.