Familja rome me 3 fëmijë fle në lulishte! Apelon nëna e tyre: Dua vetëm t’i strehoj! Bashkia: I ofruam bonus qiraje

Familja rome me 3 fëmijë fle në lulishte! Apelon nëna e tyre: Dua vetëm t’i strehoj! Bashkia: I ofruam bonus qiraje

Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 20:29 Degët e pemëve janë çatia për tre fëmijë dhe prindërit e tyre, që zgjohen e ngrysen në parkun “Miqësia”, pranë shatërvanit në Sarandë. Batanijet dhe rrobat e lagura thahen në park pas stuhisë së fundit. ”Mbrëmë na u lagën të gjitha rrobat. Dimri është pranë dhe fëmijët e mi janë të sëmurë. Nuk i kam të tepërt fëmijët, dua vetëm t’i strehoj”, tha Eglantina Mustafaj. Fëmijët qëndrojnë ditë e natë në rrugë ndaj vuajnë nga sëmundje të mushkërive. Nëna e tyre, Eglantina Mustafaj, kërkon një strehë për të vegjlit e saj. Që nga tetori i vitit të kaluar familja 5 anëtarëshe qëndron në rrugë edhe pse ka aplikuar për strehim në bashkinë e Sarandës. Zyrtarët lokalët, në përgjigje...