SHBA “shuplakë” Albin Kurtit, analistja: Kryeministrin e shohin si një rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit

SHBA “shuplakë” Albin Kurtit, analistja: Kryeministrin e shohin si një rrezik për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit

Ambasada amerikane në Prishtinë ka rikonfirmuar qëndrimin e Uashingtonit ndaj qeverisë së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për ndërprerjen e dialogut strategjik. Në përgjigje të interesit të mediave, ambasada ka theksuar se SHBA kërkojnë në Kosovë një partner të përkushtuar, që kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese, të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit. Përfaqësia diplomatike ka sqaruar gjithashtu se shqetësimet i janë shprehur drejtpërdrejt edhe vetë kryeministrit Kurti nga e ngarkuara me punë, Anu Pratipati. Ndërkohë, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka treguar gjatë seancës në Hagë për takimet me ish-presidentin e Kosovës. Sipas Rubinit, Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së, duke u detyruar të...