Filmi “Adolescence”/ Owen Cooper bën histori në Emmy, 15-vjeçari bëhet fituesi më i ri djalë në çmimet Primetime

Filmi “Adolescence”/ Owen Cooper bën histori në Emmy, 15-vjeçari bëhet fituesi më i ri djalë në çmimet Primetime

Aktori britanik Owen Cooper, vetëm 15 vjeç, ka bërë histori duke u shpallur fituesi më i ri djalë ndonjëherë i një çmimi Primetime Emmy, për rolin e tij në serialin dramatik të Netflix, Adolescence. Ai fitoi çmimin për aktorin më të mirë mbështetës në një serial të kufizuar, për portretizimin e një adoleshenti të akuzuar për vrasje. Drama katër-pjesëshe Adolescence dominoi ceremoninë e Emmy-ve të 77-ta, duke fituar gjithashtu çmimet për serialin më të mirë të kufizuar, regjinë, skenarin, si dhe çmime aktrimi për Stephen Graham dhe Erin Doherty. Në një fjalim emocional, Cooper tha: “Unë nuk isha asgjë tre vjet më parë, dhe tani jam këtu. Çdo gjë është e mundur nëse del nga zona jote e rehatisë.” Ai falënderoi familjen, ekipin e prodhimit...