Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët shqiptarë në krizë: Nuk ka treg, prodhimet po kalben

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët shqiptarë në krizë: Nuk ka treg, prodhimet po kalben

Fermerët e fshatit Samaticë në bashkinë e Dimalit, prej disa ditësh po përballen me një situatë të vështirë, për shkak të mungesës së tregut për shitjen e produkteve të tyre bujqësore. Tonelata me prodhime bujqësore, domate, kastravecë dhe perime të tjera,  po qëndrojnë “stok” në pikat e grumbullimit. Shkak për këtë situatë, sipas fermerëve, është bërë bllokimi i 8 tonëve domate me origjinë nga Shqipëria në Kroaci. Ata thonë se pas këtij incidenti, porositë janë ndërprerë pothuajse plotësisht. “Kemi investuar shume, nuk po e shesim dot mallin as me çmim minimal, Prodhimet po na kalben, po i hedhim në kanal”, thotë një fermer, ndërsa një tjetër hedh akuza ndaj fermerëve që kanë abuzuar me pesticidet. Nga ana tjetër, fermeri Marjo Bregu nuk e mohon faktin...