Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjyqi në Hagë/ Rubin: Akuzat ndaj UÇK-së, të gjitha të pavërteta…S’ka asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje
James rubin-hashim thaçi TIRANË- Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në periudhën e luftës në Kosovë, James Rubin ka dëshmuar këtë të hënë në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Rubin është dëshmitari i parë i ftuar nga Hashim Thaçi, nga 11 dëshmitarë që do të jenë gjithsej. Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ai tha se nuk kanë gjetur asnjë provë se katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e as drejtues të tjerë të ushtrisë, donin të ekzekutonin apo të vrisnin njerëz. “Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me zotëri Krasniqi, as me zotëri...