Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

Pas komenteve nga Emiri i Katarit, eksperti më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat palestineze ka thënë se Izraeli po përpiqet ta bëjë të pamundur që njerëzit të jetojnë në Qytetin e Gazës. Sipas mediave të huaja, IDF ka filluar një sulm ndaj qytetit, ku thotë se Hamasi është i ngulitur në disa pjesë të infrastrukturës të tij. Francesca Albanese u tha gazetarëve në Gjenevë: “Izraeli po bombardon duke përdorur armë jokonvencionale… po përpiqet të evakuojë me forcë palestinezët”. “Pse? Kjo është pjesa e fundit e Gazës që duhet të bëhet e pajetueshme përpara se të përparohet spastrimi etnik i asaj pjese toke”, vijoi më tej Albanese. Komentet e saj u hodhën poshtë nga Misioni i Përhershëm i Izraelit në OKB, i...