Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, paratë që sjellin emigrantët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve të tyre në atdhe. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, emigrantët sollën 531 milionë euro për të afërmit e tyre në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Megjithatë, një përqindje e këtyre parave mbahen si komision nga institucionet dhe kanalet e tjera të transfertave. Por sa i kushtojnë konkretisht remitancat një emigranti? Duke qenë se në Itali dhe Greqi jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, edhe remitancat dërgohen më tepër nga këto dy shtete. Pavarësisht trendit në rritje të parave që emigrantët sjellin nga jashtë, kostot e dërgimit të tyre mbeten të larta. Statistikat e Bankës...