Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Depozitimi i mbetjeve, landfilli i Sharrës refuzon tenderin ‘sekret’ të Bashkisë Durrës
Bashkia e Durrësit ka anuluar një tender, tërësisht sekret, me fond limit 6.5 milionë euro, për depozitimin e mbetjeve të qytetit. Njoftimi për anulimin është publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të kësaj të Hëne. Sipas këtij informacioni, tenderi “sekret”, me procedurë të negocimit pa shpallje paraprake” është shpallur në 25 Gusht 2025. Bazuar në këtë procedurë specifike, tenderi nuk është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjithsesi, përtej sekretit të tepruar të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, procedura është anuluar për shkak të mungesës së ofertave. Praktikisht, tenderi është refuzuar nga shoqëria koncensionare e landfillit të Sharrës në Tiranë, “Integrated Energy bv”, e cila administrohet prej dy vitesh nga institucionet shtetërore. Tenderi për depozitimin e mbetjeve urbane të Durrësit është tërësisht...