I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për uljen e dënimit

I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare dorëzon në Gjykatën e Lartë kërkesën për uljen e dënimit

I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit me 45 ditë, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj. Kërkesa bazohet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, ku parashikohet mundësia e uljes së dënimit për shkak të sjelljes së mirë dhe mosshkeljes së rregullave në institucionin e vuajtjes së dënimit. Çështja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni. Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë. /vizionplus.tv