Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kabineti i ri, Presidenti Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë Rama
Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë. Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, Presidenti Begaj dekretoi: Emërimin e Këshillit të Ministrave; Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme; Zonjën ElisaSpiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave; Zotin Blendi...