Nesër maratonë seancash në Kuvend/ PD lëviz në heshtje, ja për çfarë po përgatiten demokratët

Nesër maratonë seancash në Kuvend/ PD lëviz në heshtje, ja për çfarë po përgatiten demokratët

Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend, ndërsa PD do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar. Sipas mesazhit të dërguar ligjvënësve të opozitës, mbledhja e grupit parlamentar do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu. Ende nuk dihen pikat e diskutimit që do të jenë pjesë e takimit të demokratëve, ndërsa kjo mbledhje pason seancën e parë plenare në Kuvend që do të mbahet në orën 10:00 dhe i paraprin asaj të dytës në orën 17:00.