Dy seanca vendimtare nesër në Kuvend, ja çfarë pritet të vendoset

Dy seanca vendimtare nesër në Kuvend, ja çfarë pritet të vendoset

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e nesërme dy seanca plenare. Seanca e parë plenare do të nisë në orën 10:00, ku është parashikuar në rend dite miratimin e procesverbalit të seancës së datës 12 shtator. Gjithashtu në seancën e parë të ditës së nesërme është në rend dite dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, sekretariatet dhe përbërja e Byrosë së Kuvendit. Ndërsa në seancën e dytë të ditës së nesërme, që pritet të nisë në orën 17:00, në rend dite është përcaktuar zgjedhja e kryesive të komisoneve parlamentare.