Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi
Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 16:44 Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit të tij me 45 ditë. Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet nga autoritetet e drejtësisë në ditët në vijim. Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta.