Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ratifikohet marrëveshja e grantit prej 60,5 milionë euro të BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë
Qeveria shqiptare ka ratifikuar marrëveshjen e grantit prej 60,5 milionë eurosh të Bashkimit Evropian për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Linja hekurudhore Durrës-Rrogozhinë është një nyjë e rëndësishme e Korridorit VIII që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke sjellë përfitime civile, ekonomike dhe ushtarake. Investimi kap vlerën e 120,5 mln eurove dhe do të mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve. Linja hekurudhore elektrike Durrës-Rrogozhinë, segmenti i parë i Korridorit VIII, ka hyrë në rrugën e realizimit dhe pritet të shërbejë si një alternativë më shumë transporti për të gjithë qytetarët. Projekti është i një rëndësie strategjike, si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve...