Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim
Çifti i të moshuarve, Spiro dhe Dhespo Kalivioti, respektivisht 78 vjeç dhe 79 vjeç, ranë pre e një grabitje me dhunë në banesën e tyre në Finiq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Lefter Talo”. Dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e çiftit Kalivioti, teksa gjatë kryerjes së vjedhjes grabitësit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve. Me hematoma e të çara të rënda në kokë e trup, Dhepso Kalivioti dhe bashkëshorti i saj Spiro, kanë treguar makthin e përjetuar, teksa u dhunuan brutalisht me shkopinj nga dy djem për 2 mijë euro. E moshuara tregon të nxirat në trup dhe çarën të kokë që ka marrë nga goditjet me shkop,...