Të rinjtë e Elbasanit në aksion për lumin Shkumbin, pastrim dhe monitorim sipas metodologjisë OSPAR

Të rinjtë e Elbasanit në aksion për lumin Shkumbin, pastrim dhe monitorim sipas metodologjisë OSPAR

Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 15:16 Me energjinë që i karakterizon, shumë të rinj dhe vullnetarë u angazhuan në pastrimin dhe monitorimin e lumit Shkumbin, i cili përshkon qytetin e Elbasanit dhe është një pasuri natyrore e çmuar për komunitetin. Aksioni u zhvillua në bashkëpunim mes Bashkisë së Elbasanit dhe organizatave mjedisore, duke ndjekur metodologjinë ndërkombëtare OSPAR. Ky aktivitet nuk është i pari dhe nuk do të mbetet i fundit. Ai është pjesë e një angazhimi të përbashkët që do të vijojë, për të mbrojtur rrjedhën e Shkumbinit dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Përmes këtyre nismave të përbashkëta, Elbasani po hedh hapa të qëndrueshëm drejt një qyteti më të pastër, më të gjelbër dhe më miqësor me...