Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dyshohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ish-deputeti Çyrbja kërkon gjykim të shkurtuar
                            Ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se të njëjtën kërkesë e kanë bërë edhe avokatët e Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit. Gjyqtarja paraprake  Etleva Deda kaloi në gjykim themeli dosjen e Çyrbjes, Mashës dhe Hajrit. Kujtojmë se ish-deputeti u arrestua nën dyshimin se ka kryer tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. Top Channel