Ndryshime në rregullore/ Balla: Kuvendi i organizuar me 11 komisione parlamentare, duhet përmbyllur brenda javës

Ndryshime në rregullore/ Balla: Kuvendi i organizuar me 11 komisione parlamentare, duhet përmbyllur brenda javës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Kuvendi i ri të këtë organizim me 11 komisione parlamentare. Ai theksoi se brenda kësaj jave duhet të përmbyllet plotësimi i komisioneve. Gjatë diskutimit me median, Balla u shpreh se pjesë e ndryshimeve të rregullores do jetë dhe shtimi i një Komisioni Parlamentar, i cili do ketë në fokus Diasporën. “Komision Parlamentar për Diasporën. Kini parasysh që jemi në një situatë, e cila nuk është shumë e parashikuar nga rregullorja. Na duhet që brenda kësaj jave të shqyrtohen dekretet për qeverinë, përbërjen dhe programin qeverisës. Na duhet dhe të kemi gati konferencën e kryetarëve për të diskuar kohën e debateve. Është domosdoshmëri, që të kalojmë këtë etapë nesër që brenda kësaj jave të përmbyllim”,...