Shpërndahen 280 mijë vaksina antigrip, ISHP: Janë polivalente dhe luftojnë viruset e gripit A dhe B

Shpërndahen 280 mijë vaksina antigrip, ISHP: Janë polivalente dhe luftojnë viruset e gripit A dhe B

Gripi sezonal ende nuk ka trokitur, por ISHP është bërë gati të nisë fushatën kombëtare të vaksinimit. 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal janë shpërndarë në qendrat shëndetësore të vendit. Vaksina e këtij sezoni është 4-valente dhe përmban dy llojet e virusit të gripit A dhe B. “Është një vaksinë e cila vjen, që është katërvalente ku i përmban të dyja llojet e gripit që po qarkullojnë aktualisht në Australi dhe priten që të vijnë edhe në Shqipëri, që është virusi A dhe B. Të dyja janë pjesë e vaksinës dhe normalisht na mbrojnë nga të dy viruset që ne presim të vijnë në Shqipëri”, thotë Rovena Daja, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP. Grupet e para që do të vaksinohen këtë...