“Diella do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet”, Berisha akuza për kabinetin e ri të Ramës: Dekretimi i ministres me AI, akt skandaloz

“Diella do përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet”, Berisha akuza për kabinetin e ri të Ramës: Dekretimi i ministres me AI, akt skandaloz

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat mesditën e sotme hodhi kritika për kabinetin e ri të qeverisë “Rama 4”, që sipas tij të gjithë ministrat janë me ‘pjesë e karteleve’. E ndërsa i mori me radhë të gjithë emrat e ministrave duke i akuzuar për korrupsion apo lidhje me “eksponentë të krimit”, për ministren virtuale, Diellën ai tha se kjo e fundit do të përdoret që të largohet përgjegjësia nga vjedhjet. Ndërkohë skandaloze e cilësoi dekretimin e ministres Diella nga Presidenti Bajram Begaj. “Personazhet e ricikluara të këtij pushteti janë një ogur i zi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, para se të ndalem tek personazhet reale, do të ndalem tek Diella Rama, e cila përbën dhe aktin më skandaloz në...