Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i stërvitur! Koçiu, licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala, klani i Sorosit
Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore. Duke u ndalur te emrat e përveçëm, Berisha theksoi se ‘Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur! Koçiu është licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit’. Berisha: Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1...