SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu/ Akuzohet se i mori 8 mijë euro klientit, për të ndikuar te drejtësia

SPAK merr në pyetje avokatin Besart Logu/ Akuzohet se i mori 8 mijë euro klientit, për të ndikuar te drejtësia

Avokati i njohur Besart Logu është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Logu ndodhet në “arrest shtëpie” vendim i dhënë nga GJKKO si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”. Nga hetimet e SPAK ka dyshime të forta se Besart Logu i ia marrë klientit të tij Salvatore Castorina, shumën e parave 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu. Që prej dhjetorit 2024 e deri më tani, ka rezultuar se avokati i ka mbajtur për vete paratë dhe nuk kanë prova që t’ua ketë dhënë funksionarëve të drejtësisë. Megjithatë hetimet vijojnë ende për dokumentimin e plotë të rastit....