Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Thaçi donte patjetër fjalën ‘Pavarësi’ në marrëveshje”, dëshmia e Rubin: Albright më tha që të rrija me Hashimin
Ka nisur në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku mbrojtja po prezanton dëshmitarët e saj. Dëshmitari i parë është James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albright. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ndodhet në Hagë, ka raportuar dhe siguruar foto të dëshmisë së James Rubin. Në dëshminë e tij Rubin kujtoi se në Kosovë për herë të parë kishte ardhur gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe në Sarajevë – dhe se “të vetëdijshëm që konflikte të tilla mund të shtriheshin përtej”, tha se ka vizituar Kosovën dhe është takuar “një apo dy herë” me ish-Presidentin Ibrahim Rugova. “Kam vizituar në periudhë 1991, 1992, 1993, përpara luftës Kroaci-Serbi, dhe më pas kam vizituar...