“Kujdes me komunikimin dhe…”, Rama këshillon deputetët e rinj të Partisë Socialiste

“Kujdes me komunikimin dhe…”, Rama këshillon deputetët e rinj të Partisë Socialiste

Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, A2CNN mëson se Edi Rama ka “këshilluar” deputetët e tij të rinj që të kenë kujdes me komunikimin, si me gazetarët, ashtu edhe me takime të tjera zyrtare. Gjithashtu, u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”. Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem. Gjithashtu, u ka kërkuar që duhet të merren me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.