Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ja cilat libra u ndaluan me vendim gjykate gjatë komunizmit në Shqipëri
Shumë sende të vyera mbahen të mbyllura në kasaforta, me dryn, por kjo nuk vlen për librat. Librat duan dritë, atë të syve të lexuesve. Një shkrimtar që nuk lexohet nuk është dot shkrimtar. Ti mund ta lësh gjallë, por nëse i mohon lexuesit, e ke vrarë dhe këtë diktatura në Shqipëri e bëri për vite me radhë. Viti 1948 themeloi censurën e diktaturës me një vendim gjykate që shpallte të ndaluar një varg veprash, nga një grup autorësh shqiptarë, por dhe të huaj. Në këtë vendim, urdhërohej që “duhet të hiqen nga qarkullimi një sasi librash e të përkohshmesh të dëmshme për shoqërinë”. Vendimi u publikua më 27 mars në gazetën “Bashkimi”, i shoqëruar me një artikull që argumentonte përse ishin ndaluar veprat e...