Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
James Rubin dëshmon në Hagë, ish-ndihmës sekretari amerikan: Hashim Thaçi synonte të sillte paqen
Ka nisur në Hagë seanca për ish-krerët e UÇK-së me dëshmitaret e mbrojtjes. I pari që është thirrur nga avokatët e Thaçit ka qenë ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin. Ai u pyet në lidhje me takimin e fundit me ish-presidentin e Kosovës, për të cilin tha se ka ndodhur në vitin 2019, ndërsa shtoi se përpjekjet e tyre synonin të sillnin paqe mes Kosovës dhe Serbisë dhe të siguronin njohje të ndërsjellë mes dy vendeve. “Pikërisht këtë synova në punën time me të, t’i jepnim fund konfliktit, të sillnim paqe e stabilitet në rajon dhe të arrihej njohja e Kosovës dhe njohja e Serbisë si dy shtete të pavarura, që jetojnë në paqe dhe siguri. Ky do të ishte një përfundim i bukur...