Spanja kërcënon të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli merr pjesë

Spanja kërcënon të bojkotojë Eurovision-in nëse Izraeli merr pjesë

Bota E Hënë, 15 Shtator 2025 12:06 Spanja duhet të bojkotojë Konkursin Europian të Këngës vitin e ardhshëm nëse Izraeli merr pjesë, deklaroi ministri spanjoll i kulturës, Ernest Urtasun, duke iu bashkuar vendeve të tjera europiane që kanë kërcënuar të tërhiqen nga eventi, raportoi AFP. Komentet e tij erdhën një ditë pasi gara e çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë u ndërpre para kohe për shkak të protestave kaotike pro-palestineze në qendër të Madridit. Protestuesit që denonconin pjesëmarrjen e ekipit “Israel-Premier Tech” në njërën prej garave më të mëdha të çiklizmit, dolën jashtë kontrollit të policisë dhe pushtuan pistën në kryeqytetin spanjoll, duke detyruar organizatorët të shkurtonin fazën finale.