Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha nuk paraqitet në gjyq, avokati: Prokuroria ka vepruar në shërbim të politikës
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk po merr pjesë në seancën e parë të themelit në GJKKO për aferën partizani. Por nga SPAK, ku paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi këtë proces, duke thënë se po fillon mbi një bazë jashtëligjore. Në seancën e sotme gjyqësore për dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për shpalljen e pavlefshmërisë së akuzës dhe të gjithë akteve që rrjedhin prej saj. “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij”, tha Gjokutaj. Sipas tij, prokuroria ka tejkaluar kompetencat kushtetuese duke shprehur opinione politike dhe jo duke përfaqësuar interesat e shtetit. “Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të...